Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Paratë kthejnë buzëqeshjen në Vlorë, tani Flamurtari kërkon të marrë trofe

Shkruar nga NEWSPORT
Paratë kthejnë buzëqeshjen në Vlorë, tani Flamurtari

Situata te Flamurtari është normalizuar prej një muaji. Nuk flitet më për lekë, për euro të padhënë, rroga dhe vonesa. Tani të gjithë mendojnë për futboll. Trajneri Mezani ka marrë besimin e plotë të stafit drejtues, skuadra po punon në Antalia për pjesën e dytë të sezonit dhe humori i mirë është kthyer. Pranë ekipit po qëndron vetë drejtori sportiv Ardi Behari që sigurohet që gjithçka të shkoj mirë.

Ekipi po punon në kushte ideale dhe gjërat tani janë në rrugën e duhur. Në kampionat ka pas gjasa për të arritur një vënd të tretë që të dërgon në Europë. Për këtë motiv, Kupa e Shqipërisë shihet si mundësia e vetme për të shpëtuar sezonin me një trofe.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga