
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës ka çuar në konflikte mes shteteve, teksa janë përdorur edhe raketa. Një gjë e tillë ka prekur edhe sportin, teksa në ndeshjen e basketbollit mes Maccabi Raanana dhe Maccabi Kirat lojtarët u shtrinë në parket nga frika se mbi kokat e tyre do shpërthente një raketë.
Ndeshja u ndërpre në periodën e katërt, me pjesëmarrësit që u shtrinë në tokë. Për fat të mirë asnjë pasojë, me sfidën që vlente play-out e ligës Leumit. Video ka bërë xhirron e botës, me drejtuesit që ndërprenë gjithçka pasi rrezikohej jeta e basketbollistëve dhe stafeve respektive në pallatin e sportit.
Poll