Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Paga e luftës” nga FSHF-ja, Sindikata e Futbollistëve letër në Komitetin Ekzekutiv: Përfshini Kategorinë e Dytë, ka qindra ankesa

Shkruar nga NEWSPORT

Sindikata e Futbollistëve të Shqipërisë ka depozituar një letër në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku i kërkon kësaj të fundit të marrë në konsideratë edhe futbollistët e Kategorisë së Dytë sa i përket paketës financiare të ofruar për periudhën e Coronavirusit.

Me kryetar Andi Lilën, institucionit të futbollit në vend i kërkohet që paga prej 300 mijë lekësh të vjetra për çdo punëtor të komunitetit të futbollit t’i jepet edhe lojtarëve të Kategorisë së Dytë, të cilët nuk paguhen apo drejtohen nga Bashkitë.

Kujtojmë që Komuniteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi një buxhet për të ndihmuar çdo futbollist apo punëtor klubi me nga 300 mijë lekë (të vjetra) deri në përfundimin e situatës prej Coronavirusit. Sot, Sindikata e Futbollistëve të Pavarur të Shqipërisë kërkon që në paketën e ndihmës financiare të përfshihen edhe lojtarët e Kategorisë së Dytë.

Letra e drejtuar në Komitetin Ekzekutiv
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga