Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges SHEHI tregon dëmtimet, trajneri i Tiranës: Derbi? Mendojmë vetëm për Kastriotin

Shkruar nga NEWSPORT
Orges SHEHI tregon dëmtimet, trajneri i Tiranës: Derbi? Mendojmë

Tirana luan nesër me Kastriotin në Kamëz. Ndeshja e orës 13:00 vlen për javën e 23 të Superligës, me trajnerin Shehi që përpara mediave ka treguar se fokusi I vetëm do jetë te ndeshja e nesërme. Numri një i bardhebluve tregon edhe mungesat, me Najdovskin dhe Bathën që nuk janë në 100 përqind të formës.

-Kalendari ju përball me ekipin e Kastriotit, si e shihni këtë sfidë?

Kalendari javë pas jave na përball me skuadra që janë brenda objektivave, është një skuadër që ka bërë shumë mirë dhe sigurisht është ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ne.

-Si paraqitet gjendja e grupit?

Grupi po plotësohet pak nga pak, ndonëse disa lojtarë nuk janë akoma në 100% e vet por e rëndësishme është që janë rikthyer në gjirin e skuadrës dhe po stërviten me skuadrën.

-Loja bëhet agresive, a ju trembin dëmtimet në prag të derbit?

Çdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës. Një skuadër mund të jetë agresive brenda kornizave të lojës, pra ajo skuadër që ka shpirt luftarak.

-Këtë sezon nuk ka patur 3 fitore rradhazi, ka shansin për të bërë dicka të tillë dhe për tu rikthyer në Europë?

Në statistika ndoshta mund të jetë e vërtetë që nuk kemi patur 3 fitore radhazi, është mundësia për të shtuar pikë dhe për t'ju afruar objektivave që kemi. Do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin.

-Shumë lojtarë janë me kartonë, ju tremb fakti që ju mungojnë emra të rëndësishëm prag derbi?

Kampionati i tillë është, gara e tillë është, do të kemi edhe mungesa, por do të fokusohemi tek ndeshja e nesërme dhe nuk mendojmë për ndeshjen e ardhshme, fokusi është tek takimi i së dielës, pa marrë parasysh sesi do luajmë javën tjetër.

-Rikthehet Batha dhe Najdovski. I mendoni në formacion?

Siç e thashë edhe më parë, lojtarët janë rikthyer por jo në 100% e tyre. Nesër do të mendojmë lojtarët që do të hedhim në fushë. E rëndësishmë është që lojtarët që do të dalin të jenë në formën e tyre më të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga