
Orges Shehi pritet të jetë trajneri I Llapit në Superligën e Kosovës. Lajmi bëhet me dije nga Klan Kosova, që e cilëson si "bombë" kalimin e ish-portierit të Kombëtares në kampionatin vendas. Llapi e ka nisur keq këtë sezon, me katër humbje në po kaq ndeshje.
Trajneri aktual Tahir Batatina pritet t'I hapë rrugë këtij kalimi, për të rritur cilësinë e ekipit. Duket se pas shumë afrimesh në këtë merkato, Llapi nuk po del dot në lojën e vet, teksa shiheshin pretendentë për titull këtë sezon. Llapi humbi dje në shtëpi 1-3 ndaj Ballkanit. Ish-trajneri i Skënderbeut dhe Kukësit pritet që të zgjedhë një eksperiencë të re.
Poll