
Kategoria Superiore do të zhvillojë javën e 32-të të diel dhe të hënë. Ndeshja që mund të vendosë matematiksht titullin është ajo mes Tiranës dhe Kukësit që do të zhvillohet në "Selman Stërmasi" në orën 17:45. Të hënë për bardheblutë luhen fatet e sezonit, me titullin që është pranë. Kukësi nga ana e vet kërkon të bëjë të pamundurën për t'i shtyrë festën Tiranës, ndërsa verilindorët duket se do të jenë pa sulmues në këtë sfidë.
Dje, në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës, te Kukësi u dëmtuan sulmuesit Shkurtaj dhe Kooper, që dolën nga fusha me lot në sy. Vlonjati pritet të mungojë për 3 javë, ndërsa ende nuk dihet nëse ganezi do ia dalë. Edhe Abazaj shqetëson stafin teknik të kuksianëve, me tropojanin që nuk e nisi nga minuta e parë dje për shkaqe muskulore. Duket se trajneri Shehi duhet t'i bëjë llogaritë me "nëntssh fallc".