
Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 24 gusht në “Selman Stërmasi”. Ajo që të bën përshtypje është orari i caktuar nga të dyja klubet se kur do të zhvillohet kjo përballje.
Në lajmërimin zyrtar të klubit të Skënderbeut bëhet me dije se Superkupa do të startojë në orën 19:00, ndërsa në lajmërimin e publikuar nga klubi i Kukësit, orari është 20:00.
Në fakt, orari zyrtar dhe tashmë i përcaktuar është 20:00. Kukësi është i informuar siç duhet për këtë pjesë.
E paqartë është nëse Skënderbeu ende nuk e di që Superkupa do të luhet në orën 20:00, apo është thjesht një mungesë përditësimi në lajmërimin zyrtar të klubit korçar në faqen e internetit.
[gallery columns="1" size="full" ids="28971"]
Lajmërimi zyrtar i klubit të Kukësit që njofton se orari i startit të ndeshjes së Superkupës është në 20:00 (Orari i saktë)
[gallery columns="1" size="full" ids="28972"]
Lajmërimi zyrtar i klubit të Skënderbeut që njofton se orari i startit të ndeshjes së Superkupës është në 19:00 (Orari i gabuar)