Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Orët finale për rinovimin e LEAOS, Milani dhe lojtari gjejnë gjuhën e përbashkët

Shkruar nga NEWSPORT
Orët finale për rinovimin e LEAOS, Milani dhe lojtari gjejnë

Nuk kalon asnjë orë ku të mos përmendet Rafael Leao. Një javë më parë u raportua për gjetjen e gjuhës së përbashkët për rinovimin por ditët e fundit palët janë afruar edhe më shumë, raporton Calciomercato.

Marrëveshja mes Milanit dhe lojtarit nuk ka qenë asnjëherë në pikëpyetje parimisht ndaj portugezi është gati t'i thotë po një kontrate me vlerë rreth 7 milionë euro neto në sezon, me bonuse. Siç është shpjeguar vazhdimisht, ishte diçka tjetër që ngadalësoi negociatat (çështja Sporting).

Rafael Leao e ka kuptuar prej disa kohësh se Milani është skuadra e duhur ku ai mund të rritet për t'u bërë një kampion i vërtetë . Në periudhën e fundit ai e ka treguar pa problem dhe klubi kuqezi, i përforcuar nga ky vullnet i fortë i sulmuesit, ka thënë gjithmonë se është optimist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga