
Tirana si kampione e Shqipërisë do të luaj në Uefa Champions League. Bardheblutë do të mësojnë kundërshtarin në datën 9 gusht, ndërsa ndeshja e parë do të jetë në 18 ose 19 gusht. Brenda këtyre ditëve bardheblutë do duhet të zhvillojnë një sërrë procedurash, si kontratat e lojtarëve dhe lista që do I dorëzohet UEFA-s për ndeshjet Champions brenda datës 12 gusht.
Në kampin bardheblu ende ka paqartësira për të ardhmen e disa lojtarëve, ndërsa klubi dhe drejtuesit duhet të mbyllin rinovimt dhe afrimet e lojtarëve për në ndeshjet europiane. Bardheblutë do të udhëtojnë drejt Pogradecit, aty ku do të zhvillohet mini-faza përgatitore për ndeshjet Europiane. Sipas rregullave të UEFA-s për pandeminë, dy ditë përpara ndeshjes në Europë, bardheblutë duhet të kryejnë edhe testet e Covid-19.