Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Opsion ribashkimi me Shehin te Partizani, Dejvi Bregu ndez merkaton në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Opsion ribashkimi me Shehin te Partizani, Dejvi Bregu ndez merkaton në

Dejvi Bregu mund të bëhet një prej emrave më të lakuar në merkaton e janarit për futbollin shqiptar. Ish-lojtari i Teutës është në prag divorci me klubin e Umraniyespor, siç raportoi Newsport.al. Bregu i ka dhënë sinjalet për largimin, ndërsa mbetet për t’u parë destinacioni i ri.

Sigurisht që më të avantazhuara për të fituar shërbimet, mund të jenë Egnatia, Tirana, Partizani dhe Vllaznia. Skuadra këto që kanë bërë më mirë gjatë këtij sezoni.

Interesant është fakti se te Partizani Dejvi Bregu do të gjente trajner Orges Shehin. Ky i fundit në fillimin e karrierës si trajner te Skënderbeu, pati pjesë të kontigjentit pikërisht Bregun.

28-vjeçari po ashtu do të ishte zëvendësuesi i duhur për Tedi Carën, që i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe Partizani mund ta shesë në janar, për të mos mbetur pa gjë.

Lexo edhe: E ardhmja drejt Superiores në janar, Dejvi Bregu fshin Turqinë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga