• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
OPINION

OPINION/ Voltanë, a s’po t’vjen marre?!

March 18, 2021 KRYESORE, OPINION 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
OPINION/ Voltanë, a s’po t’vjen marre?!
KRYESORE


Nga Retin TOKA

24 javë, 42 pikë, 2 më pak se vendi i parë, kjo është tabloja e kësaj Vllaznie që këtë sezon ka surprizuar dhe mrekulluar njëkohësisht të madh e të vogël që e duan futbollin në vend. Askush s’e kishte menduar që shkodranët do të ishin rivalë të denjë për të konkuruar mes kryesuesve, madje në 23 javë udhëhoqën kampionatin shqiptar duke u renditur në vendin e parë.

Personalisht, ky ekip i riformatuar këtë edicion futbollisitik më ka lënë shije të mirë. Duke ndjekur ditë pas dite zhvillimet sportive në vend, Vllaznia do të futej në garë jo si konkurente për titullin kampion. Një buxhet sa ½ e Partizanit, Kukësit, Tiranës apo edhe e Teutës, e nxirrte automatikisht jashtë loje për trofeun më të rëndësishëm në vend.

Megjithatë në Shkodër treguan se shifrat nuk kanë vend në sport, pasioni dhe grinta në fushën e blertë janë ato që vlejnë dhe të çojnë në piedestal. Në krye të skuadrës erdhi një i panjohur për sportdashësit shqiptar, por jo për ata europianë, Thomas Brdariç. Si trajner nuk kishte shumë eksperienca, por si lojtar kishte shëtitur kampionatet elitare.

E nisi punën duke qenë me “këmbë në tokë”, duke mos u rrëmbyer nga euforia. Ai e dinte fare mirë se çfarë grupi ka në dispozicion, arriti t’i njihte lojtarët shumë shpejt dhe krijoi një skuadër që të kënaqte kur e shihje duke luajtur futboll. Komentet kanë qenë gjithmonë pozitive, kryesisht nga tifozët, pasi homologët e trajnerit Brdariç gjenin gjithmonë një defekt te ai. Normalisht, e njëjta histori ndodh me të huajt në vendin tonë…

“Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe afër fundit të sezonit, do të caktojmë edhe objektivin tonë”, këto kanë qenë fjalët e gjermanit. Edhe pse qëndruan në krye për javë me radhë, ai asnjëherë s’u lëkund nga ato që kishte thënë. Madje shpesh i kërkohej nga gazetarët që të përmendej fjala titull, por atë se tha asnjëherë.

Dje, si për çudi, si “dhuratë” për kualifikimin në gjysmëfinale duke mposhtur Korabin me rezultatin 1-0, trajneri gjerman u njoh me gjobën prej 1.5 milionë lekësh (të vjetra). Drejtuesit me në krye Voltana Ademin kishin marrë këtë vendim me pretendimin se ai nuk i kishte motivuar si duhet lojtarët e tij. Madje trumbetohej se rrezikohej objektivi sezonal. 2 pikë larg vendit të parë, rival i denjë në dy kompeticionet duke qenë kandidat si në kampionat dhe në kupë.

Si të mos mjaftonte presioni i mediave, i tifozëve që nisën festën kur “peshku ishte ende në det”, ambienti shkodran trazohet më shumë edhe nga vetë ata që nisën gjithçka në këtë sezon. “Kjo Vllazni po luan si Barcelona”, “Kyt’ ekip s’e ka pas naj herë Shkodra”, ishin disa fraza tifozësh në javët e para të kampionatit. Ndoshta kishin të drejtë, por më shumë kishin futbollistët të cilët luanin pa kurrfarë presioni.

Në skuadër nuk ka ndryshuar asgjë, përveç largimit të Ismael Dungës. Lojtarët janë të njëjtët, stafi teknik po i njëjti. Ka shumë aludime për pagat, por kryebashkiakja Ademi ka deklaruar se të gjithë janë likuiduar sipas kontratave të tyre. Në stafin drejtues duken sikur po luajnë “cic-mic”. Njëherë e shkarkojnë trajnerin, të nesërmen binden për aftësitë e tij dhe e rikthejnë sërish.

Të gjitha këto kanë koston e tyre, veçanërisht emocionale. Duke nisur nga trajneri e deri te punëtori i fushës, askush s’mund të punojë më i qetë. Kushtet janë në disfavor të Vllaznisë. Gjoba për trajnerin Brdariç duket e parakohshme sepse ai vijon të jetë brenda objektivit. Janë edhe shumë pikë në lojë. Diçka ndodh në skuadër, por askush nuk ka zë ta tregojë me të madhe. Ai që e pëson është gjermani. Me siguri kjo sjellje e drejtuesve nuk ka lënë shije të mirë te ai.

Para një ndeshje në Shkodër, dikush kishte probleme me automjetin e tij pranë stadiumit. Një tifoz i Vllaznisë që mbante shallin në qafë e po i drejtohej një bari për të ndjekur takimin tha: “Ça ka mor?”, “S’po di hiç”, iu përgjigj tjetri. “A i ke dhan’ me hangër apo i ke lan si lojtart e Shkodrës?”, duke lënë të nënkuptohej se futbollistët mund të kenë muaj pa u paguar dhe pakënaqësitë brenda grupit janë të pranishme.

Vllaznia është “djepi i futbollit shqiptar”. Skuadra shkodrane ka “kenë”, është dhe do të vijojë të jetë ajka e futbollit tonë. Me Voltanën apo pa Voltanën, ato ngjyra kuqeblu s’do mund të fshihen kurrë sepse janë të shkruara me arta në histori. Në Shkodër është krijuar në mënyrë artificiale një situatë që mund të menaxhohej krejt ndryshe, fiks, njësoj si objektivat para fillimit të sezonit. Gjoba për Brdariçin është konfirmim i situatës së trazuar që ka kapluar skuadrën e Vllaznisë.

Vllaznia është ndryshe nga politika, ka dy ngjyra dhe jo vetëm një sikurse partitë. Ajo është e tifozëve shkodranë dhe e futbollit shqiptar. Brdariç erdhi dhe i dha pak më shumë bukuri se më parë, ky është fakt dhe s’mund të mohohet. Çdo sezon luftohej për mbijetesë, këtë edicion në Shkodër pretendojnë titullin kampion. Nga gremina në majë të malit, është një kohë e gjatë në mes që duhet përshkuar. Ndaj është momenti për t’i dhënë meritat Brdariçit që me ata futbollistë që kanë një “jetë” te Vllaznia, ishte ai që i “kuroi” dhe sot i ka shtuar “oreksin” drejtuesve për shumë më shumë se mbijetesa. Karakteri i treguar nga Brdariç padyshim që i zhvlerëson shifrat e gjobës, por ndoshta jo veprimin e “parisë”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Kursi i trajnerëve të përgatitjes atletike, shpërndahen diplomat për pjesëmarrësit
Previous article FOTO/ 26 lojtarët e grumbulluar nga Southgate, Anglia publikon listën e yjeve ndaj Shqipërisë

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

"Ky ishte fati, loja mbaroi", presidenti i Tiranës dorëzohet: Jemi shumë larg titullit, nuk kemi çfarë themi
April 17, 2021

"Ky ishte fati, loja mbaroi", presidenti i Tiranës dorëzohet: Jemi shumë larg titullit, nuk kemi çfarë themi

VIDEO/ Diktat i Partizanit në Tiranë ndaj Kastriotit, të kuqtë marrin kryesimin e Superligës
April 17, 2021

VIDEO/ Diktat i Partizanit në Tiranë ndaj Kastriotit, të kuqtë marrin kryesimin e Superligës

VIDEO/ 4 gola për një pikë, mes Tiranës dhe Kukësit "fiton"...futbolli
April 17, 2021

VIDEO/ 4 gola për një pikë, mes Tiranës dhe Kukësit "fiton"...futbolli

ZYRTARE/ Zgjedhjet në KOKSH, zgjidhet Presidenti i ri
April 17, 2021

ZYRTARE/ Zgjedhjet në KOKSH, zgjidhet Presidenti i ri

Asambleja e Përgjithshme e KOKSH-it, Andi LILA thirrje anëtarëve: Tërhiquni sa nuk është vonë, këto zgjedhje janë të politizuara
April 17, 2021

Asambleja e Përgjithshme e KOKSH-it, Andi LILA thirrje anëtarëve: Tërhiquni sa nuk është vonë, këto zgjedhje janë të politizuara

LIVE/ Federata e Futbollit përjashtohet nga KOKSH, nis Asambleja për zgjedhjen e Presidentit, në garë Fidel Ylli
April 17, 2021

LIVE/ Federata e Futbollit përjashtohet nga KOKSH, nis Asambleja për zgjedhjen e Presidentit, në garë Fidel Ylli

Lajmet e fundit

___

Apr 17 10:18 PM
BOTA

VIDEO/ “Perlë” me të majtën, mesfushori i Kombëtares tund rrjetën në Francë

Apr 17 10:04 PM
BOTA

VIDEO/ Florian Kamberi e bën “sefte” në Skoci, gol dhe kualifikim për skuadrën e tij

Apr 17 9:48 PM
VENDI

VIDEO/ Një djalë Shkodre si Erald ÇINARI, reagimi i papërmbajtshëm i sulmuesit të Partizanit

Apr 17 9:32 PM
BOTA

VIDEO/ SUPERGOL nga distanca, mesfushori i Kombëtares protagonist me skuadrën e tij

Apr 17 9:15 PM
BOTA

Transferta delikate në Napoli, 2 lojtarë “lënë në baltë” Interin

Apr 17 8:59 PM
VENDI

“Çorba” mediatike e patronazhistëve, dalin zbuluar preferencat e kapitenëve të derbit të kryeqytetit (PARTIA POLITIKE E PREFERUAR)

Apr 17 8:43 PM
BOTA

FORMACIONET/ Në kërkim të trofeut të parë sezonal, Barcelona dhe Atletiko Bilbao zbulojnë titullarët

Apr 17 8:26 PM
BOTA

VIDEO/ Mjafton një gol, Chelsea prek finalen e FA Cup

Apr 17 8:13 PM
BOTA

“I kam treguar skuadrës vendimin tim”, Trajneri i Bayern Munchen thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen

Apr 17 7:55 PM
KOSOVA

Prishtina fiton dhe ndjek Dritën, Gjilani befasohet nga Llapi

Apr 17 7:42 PM
KRYESORE

“Ky ishte fati, loja mbaroi”, presidenti i Tiranës dorëzohet: Jemi shumë larg titullit, nuk kemi çfarë themi

Apr 17 7:24 PM
VENDI

Turbina “tupëron” Flamurtarin, Erzeni dhe Besëlidhja bëjnë detyrën

Apr 17 7:09 PM
VENDI

Kategoria e Dytë/ Sopoti me triumf të thellë ne transfertë, Tërbuni bën detyrën (RENDITJA)

Apr 17 6:53 PM
BOTA

ZYRTARE/ Pa u mbyllur ende kampionati, zbulohet skuadra e parë që ngjitet në Premier League

Apr 17 6:37 PM
VENDI

Shënoi golin e parë me fanellën e Partizanit, Hakaj: Rëndësi ka fitorja.Çinari? Nuk e di kush…

Apr 17 6:32 PM
VENDI

“Jam afër Kombëtares”, Seferi me “këmbë në tokë”: Objektivi i vështirë, ja çfarë duhet të bëjë Tirana

Apr 17 6:30 PM
VENDI

“Nuk e mendonim se do ishim në vend të parë”, Daja kritika Çinarit: Sjellja e tij e papranueshme, goli i pësuar ishte mungesë përqendrimi

Apr 17 6:21 PM
VENDI

JOSA e ka me arbitrin: Na mohoi rastin flagrant, ndeshje e shkëlqyer e Kotobellit… Tirana? Do jem gjithmonë bardheblu

Apr 17 6:13 PM
VENDI

“Po rrezikojmë rënien”, Ndreu i pakënaqur: Na mungon cilësia, ndikon edhe ana psikologjike

Apr 17 6:08 PM
VENDI

Barazimi ndaj Kukësit, Orges Shehi i zhgënjyer: Jemi ndëshkuar nga dy episode. Objektivi titull? Nuk kemi më gjë në dorë

Apr 17 5:50 PM
KRYESORE

VIDEO/ Diktat i Partizanit në Tiranë ndaj Kastriotit, të kuqtë marrin kryesimin e Superligës

Apr 17 5:41 PM
BOTA

VIDEO/ Bayern Munchen “vret” kampionatin, njihuni me rezultatet e Bundesligës gjermane

Apr 17 5:16 PM
FACENEWS

FOTO/ Mbeti në Shqipëri prej problemeve me ligjin, ish-sulmuesi i PARTIZANIT nis stërvitjen me Trashin

Apr 17 5:08 PM
BOTA

Ish-mbrojtësi kuqezi “thumbon” Milanin: Duhet të isha larguar më parë, disa zgjedhje nuk do i bëja sërish

Apr 17 4:52 PM
VENDI

VIDEO/ Flamurtari noton në “ujëra të turbullta”, në Vlorën i nxjerrin “tymin” festës për 98-vjetorin e klubit

Apr 17 4:20 PM
BOTA

Ndeshja me rëndësishme e sezonit, Juventusi pa RONALDON ndaj Atalantës

Apr 17 4:04 PM
KRYESORE

VIDEO/ 4 gola për një pikë, mes Tiranës dhe Kukësit “fiton”…futbolli

Apr 17 3:46 PM
VENDI

Humbja ndaj Korabit, akuzon Samuel NIKAJ: Largohem nga Burreli, FSHF-ja nuk na do në Superligë

Apr 17 3:33 PM
SPORTMIX

U zgjodh president i KOKSH, Fidel Ylli: S’doja të hyja në garë, e pashë që sporti po shkonte dëm (PRIORITETET)

Apr 17 3:30 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Zgjedhjet në KOKSH, zgjidhet Presidenti i ri

Apr 17 3:21 PM
VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Supersfida në Elbasan Arena, Shehi dhe Josa rreshtojnë “luftëtarët”

Apr 17 3:20 PM
VENDI

LIVE, Kategoria e Parë/ Flamurtari “bie” pas 3 minutash, vlonjatët pësojnë dy gola të shpejtë

Apr 17 3:05 PM
VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Partizani luan me Kastriotin, ka surpriza te titullarët

Apr 17 3:05 PM
VENDI

Dinamo u mori kryesimin, reagojnë ashpër te Burreli: Ndikoi kamikazi i Federatës, Olsid Ferataj!

Apr 17 2:28 PM
VENDI

Përballja ndaj Teutës, Memelli ul presionin: Thjeshtë ndeshja e rradhës, në lojë për maksimumin

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P