
Jose Mourinho ka vendosur të largojë tetë lojtarë nga Roma aktuale. Portugezi që ka më pak se një javë në drejtim të skuadrës, duke se i ka idetë e qarta, ndërsa në listën e të larguarve janë emra si Pedro apo edhe Kluivert.
Sky Sport bën me dije se plot tetë lojtarë nuk dëshirohen nga Mou për skemat e tij. Ante Coric, Robin Olsen, Davide Santon, Javier Pastore, Steven Nzonzi dhe Federico Fazio janë lojtarët që do shiten nga klubi, veç dy emrave më sipër.
Poll