Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Olsi RAMA s'është trajner", Skënder GEGA ndez "zjarrin": Alban HOXHA aset i klubit, do isha për titull me këta lojtarë që ka Partizani (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
"Olsi RAMA s'është trajner", Skënder GEGA ndez

Është padyshim një nga njerëzit që s'do harrohet kurrë nga tifozët e Partizanit, është një nga personat që emrin e ka shkruar me të arta në historinë e këtij klubi. Skënder Gega, ish-lojtar kampion por edhe të njëjtin petk mban si "timonier". Për herë të parë ka folur gjërë e gjatë për Partizanin, pikën e tij të dobët siç e cilëson.

Mundohet të jetë i saktë, mos të lërë shteg për aludime, por tanimë në rolin e spektatorit të jashtëm e thotë gjithçka siç e mendon. Ka përgjigje për çdo pyetje që i bëhet. Sipas tij, klasifikimi nuk tregon Partizanin real. Nëse do të ishte në krye të skuadër, me të njëjtën përbërje shpreh bindjen se skuadra do të ishte në garë për titull.

Lorenc Trashi, Alban Hoxha apo edhe Bruno Telushi kanë qenë "kryefjala" e medieve javët e fundit. Ndërsa mëngjërashi është zyrtarisht pjesë e kampionatit të Kuvajtit, e njëjta gjë s'mund të thuhet për portierin dhe mesfushorin vlonjat. Gega pa pikë mëdyshje, njeh vlerat e "gardianit" duke e thënë hapur: "Është aset i klubit". Kësisoj ky është një mesazh për drejtuesit që duhet ta mbajnë kapitenin në skuadër me çdo kusht.

"Unë mundohem të jetoj me emocionet e Partizanit. Është klub që kam kontribuar si lojtar dhe sezoni i kaluar më ka afruar më shumë. Nuk mund të qëndroj pa ndjekur dhe uroj që gjërat të shkojnë më mirë. Kalendari s'është i favorshëm për ta, po unë kam menduar dhe shpresuar duke parë grupin e lojtarëve, në fakt në total ka një grup që s'mund të ishte në këtë zonë. Është detyrë e tyre që të shkojnë të paktën deri në Kupat e Europës. Është ekip që ka dalë kampion. Kështu është futbolli, gjërat shpesh nuk shkojnë si duhet.

Gabimet e Partizanit? Nuk është pyetje që më bën të ndihem komod. Unë jam person i parë që jam larguar nga Partizani. Edhe vjet, të jem i sinqertë, ekipet kanë firo. Edhe në merkato, por edhe në përzgjedhje. Çdo trajner do kohën e vet. Vjet u fokusuam te 14-15 veta. Një pjesë e madhe që erdhi, u kthyen mbrapsht sepse kishin kosto. Edhe vjet kanë ardhur shumë sepse është e pamundur të qëndrosh me një grup të vogël. Lojtarët vijnë në mënyra të ndryshme, por edhe në drejtime të ndryshme. Përgjegjësia është e trajnerit për të bërë përzgjedhjen teknike. Lojtarët që janë larguar me kërkesën time duke nisur nga Çani nëse iu kujtohet.

Çfarë ndodhi vjet? Ai grup lojtarësh ishte shkrirë me njëri-tjetrin. Kam dëgjuar që me Gegën bënin një gol dhe ktheheshin prapa. Është bukur të imitosh Barcelonën. Por, futbolli ka limite. Kujtoj një ndeshje në Durrës që dolëm 1-1. E kam parë gjithë natën. Pjesën më të madhe të kampionatit e kemi ruajtur një 4-she dhe isha fanatik i asaj i gjëje. Mund të mërzisja dikë tjetër, por unë kisha një mision aty. Këtë vit u bënë shumë ndryshime, u larguan shumë lojtarë. Nuk është vetëm lojtari që ka interes të marrë maksimumin, por edhe klubi. E kam thënë edhe atë ditë kur jam larguar. Edhe unë kisha piketuar disa largime. U vunë pak në gjumë, Partizani s'e kishte atë uri që kishte vjet. S'e kishte atë modesti që e kishte vjet. Ndeshjet janë të ndryshme. Çdo javë është e ndryshme. Unë kam lidhje të ngushtë me atë grup që dolëm kampionë. Po të isha unë trajner, prap do ishin në garë. Ata kanë një kontribut të jashtëzakonshëm sepse ata luajnë futboll. Të parët janë lojtarët. Por, unë prap pa dashur të sfumoj gjërat.

Partizani i këtij sezoni? Këta që erdhën në fillim më dhanë optimizëm, Boldor, Romero, braziliani i Kukësit, Brojën e kam pasur te Shpresat. Edhe unë po të isha ndoshta s'do isha në vend të tretë. Këta që erdhën, ndoshta dhe me kosto më të lartë, duhet të justifikonin pak më shumë. Kanë marrëveshje, janë të punësuar. Për aq kohë sa ke një marrëveshje, je i punësuar duhet të japësh maksimumin. Me ardhjen e trajnerit të dytë, po është shumë lehtë për të marrë vesh se si ka luajtur ky ekip. Tirana dihej me sy mbyll se si luan në një qytet apo tjetër. Mendimi im është që ky grup s'e meriton këtë pozicion. Por, në fund të fundit duhen pikët. Futbolli është një lojë në grup. Përderisa është lojë në grup, s'ka gabime individuale. Nëse ti s'je në gjendje ta kontrollosh, ta manovrosh, është një skuadër si luftë. Është e vështirë të krijosh një atmosferë që të motivosh skuadrën. Tirana i ka shanset për të fituar në derbi, por edhe për të humbur. Pozicioni i Partizanit në klasifikim s'është i vërtetë.

Unë te Partizani? Nuk ka pasur një moment për t'u rikthyer në drejtimin e Partizanit. Kam marrëdhënie të mira me presidentin e deri te shoferi i autobusit. Kishim një projekt që e çuam deri në fund. Sot është një trajner që ka një kontratë. Në Tiranë vij. Unë i kam pasur miq si ata para 40 vitesh, por edhe ata që kam pasur vjet. Unë nuk vi në Shqipëri me planin që humbi Kukësi dhe të vi të marr ekipin. Më kanë kontaktuar, ka një marrëveshje, janë disa pika që edhe me fëmijën tënd nuk

Olsi Rama? Unë jam mik me Olsi Ramën. Edhe me tim vëlla, s'bie dakord gjithmonë. Edhe drejtorin kemi qenë miq, kemi punuar bashkë. Kemi marrë kontributet që ne na takojnë. Ai e sheh futbollin pak ndryshe sepse s'është teknik. Në Shqipëri duan që t'i fusin pak shkrepsen lajmeve. Vjet ka pasur kontribut të jashtëzakonshëm në punën e vet. Nëse dikush ka dashur të marrë më tepër, është çështje karakteri. Unë s'e përdor për të rënduar dikë tjetër.

Trajnerët e Partizanit? Tirana është e vogël, unë rri aty ku rri gjithmonë. Me Lerdën rri shpesh. E kam parim, nuk ndryshoj kafe në Tiranë. E kam takuar dhe me dashamirësi. Me Sormanin s'jam takuar asnjëhere. I kam thënë përmes shokut tonë që punon në klub të uroj gjithë të mirat. Unë e kryeva. Kam dëgjuar fjalë të mira për Sormanin.

Trashi? Jam shumë i lumtur që Trashi po shkon për të mirat ekonomike. Unë kam qenë atje. Unë do të kisha dëshirë që Trashi të ishte te Partizani. Ai po shkon për para atje. Trashi është shumë i madh te Partizani. Nga Kuvajti i ka shanset të kalojë në një kampionat tjetër më të mirë. Ana ekonomike është shumë e mirë. Nuk e di nëse do të jetë në të njëjtën formë.

Telushi dhe Alban Hoxha? Telushin dhe Alban Hoxhën s'do i largoja kurrë. Nëse më lejon, Alban Hoxha është aset i Partizanit. Ka pasur edhe ai ulje-ngritjet e tij. I shohim në gjithë Europën. Kjo është marrëveshje mes punëdhënesit dhe punëmarrësit. Unë jam i asaj ideje që duhet të dish t'i marrësh të gjithëve maksimumin. Unë kur kam ardhur te Partizani, Telushi s'ka pasur një sezon të mirë të shkuar. Ai e ka zemrën që askush s'mund ta ketë. Ka cilësitë dhe vullnetin për të dhënë më tepër. Është klubi dhe mes tyre mund të gjejnë gjuhën e përbashkët", përfundoi ai në panelin e Rubrikës Sportive. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga