
Egnatia – Skënderbeu përfundoi me fitoren 1-0 të rrogozhinasve. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Fernando me penallti që i dha 3 pikë ekipit të tij. Egnatia e nis vitin në mënyrën më të mirë dhe vijon të kryesojë me diferencë nga Partizani. Pas ndeshjes portieri Alen Sherri dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Objektivi nuk ndryshon, e kishim edhe në fillim të sezoni ku patëm ndryshime në ekip. Tani jemi në mes të sezonit dhe problem është vetëm koha e shkurtër me lotjarët e rinj që duhet të ambientohen. U vu re edhe sot. Ekipi vazhdon përpara dhe sot fituam një ndeshje që duhet ta fitonim.
Ndryshimi i skemës ka efekt te portieri? I kemi përgatitur të gjitha skemat, i dimë detyrat. Kam pak më siguri kur kam 5 mbrotjës përpara, por për ne është më e rëndësishme faza ofensive pasi në mbrojtje nuk kemi patur probleme.
Jam i kënaqur me lojtarët e rij, Mario e Dulis. Ishin në formë të mirë. Pjesa e kohës është që të integrohen më shumë me skemat. Ata ngrohtësinë dhe qetësinë e kanë dhe nuk besoj se do të jetë problem. Normalisht kur ka largime të rëndësishme ndryshojnë disa gjëra në ekip.
Largimet dhe afrimet janë pozitive për ekipin pasi ka marrë para. Mirëpo, në fushë është pak e vështirë të ambientohesh. Këto janë politikat e klubit dhe duhet të gjenerojë që të ketë të ardhme. Tani na takon ne të vjetërve të marrim më shumë përsipër për pjesën e mbetur të kampionatit”, tha Sherri.