Besoj se të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e vitit të shkuar, Kukësi - Legia Varshavë, e cila u ndërpre nga gjyqtari kryesor i ndeshjes në minutën e 51 kur rezultati ishte 1-2 për shkak të dhunës së tifozëve verlinindorë në shkallët e “Qemal Stafa-s” kundrejt ekipit polak. Për këtë arsye ekipi verlindor e humbi ndeshjen me rezultat tavoline, 0-3, gjithashtu u dënua me një gjobë të majme dhe disa ndeshje pa praninë e tifozëve.
[caption id="attachment_8187" align="aligncenter" width="1024"] Ondrej Duda, lojtari i Legias së Varshavës duke dal me barrelë nga fusha gjatë ndeshjes Kukësi - Legia një vit më parë[/caption]
Pikërisht, këtë vit tifozët e Kukësit nuk do të kenë mundësi të ndjekin skuadrën e tyre në takimin që do të luhet në “Elbasan Arena” më 30 qershor për raundin e parë të eliminatoreve të Europa League kundër malazezëve të Rudar. Por, edhe nëse kualifikohet në turin pasardhës, Kukësi sërish do të luajë pa praninë e tifozëve. Disiplinori i UEFA-s vitin e shkuar vendosi gjobë 70.000$ dhe dy ndeshje pa tifozë në fushën e Kukësit.