Egnatia - Afonso Rodrigues
Afonso de Oliveira Rodrigues do të jetë futbollisti i ri i Egnatias. Sulmuesi 23-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Tondela, ekip i elitës së futbollit portugez, për të nisur një rrugëtim të ri në Superiore.
Me klubin e Egnatias, Afonso Rodrigues do të firmosë kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që klubi portugez, Tondela, ka ruajtur 50% të kartonit, në rast se Egnatia e shet lojtarin në të ardhmen.
Sulmuesi 23-vjeçar ka një karrierë intersante. Ai ka dalë nga karrierë e Bragës, teksa ka luajtur edhe me Famalicao dhe Pacos Ferreira.
Poll
