Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Nuk qajmë çfarë ka ikur”, Orges Shehi: Lojtarët të jenë krenar për trofetë dhe derbit e fituar

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk qajmë çfarë ka ikur”, Orges Shehi:

Partizani u rikthye te fitorja teksa mposhti Kukësin pastër me rezultatin 3-0. Heroi i padiskutueshëm për të kuqtë ishte Tedi Cara i cili shënoi 2 gola dhe dhuroi 1 asist për Mehmetin. Demat rikthehen te fitorja në kampionat dhe marrin përkohësisht vendin e dytë në pritje të Vllaznisë nesër. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Në disa momente, sidomos në fillim na rrezikuam 2 herë. Pastaj mënyra e vendosjes, presioni, ishim ndryshe. Gradualisht morëm masa tona duke u vendosur më mirë në fushë.

Vinim pas një humbje, kishim ngarkesë dhe donim reagimin. Presioni në renditje është prezent, por duhet të punojë për të qenë të qetë. Lufta vazhdon, skuadra duhet të jetë krenare për atë që ka arritur tani, trofetë dhe derbit e fituar. Duhet pozitivitet pasi në futboll ka ditë të mira e të këqija. Fitorja është e rëndësishme pavarësisht se ishte ndaj një kundërshtari në fundin e renditjes.

Mba prek pak topa? Mba është një lojtar që duam ta kemi në zonë, nuk duam të tërhiqet shumë. Ai kërkon mbështetje. Duhet parë sepse kemi edhe karakteristika të ndryshme, Bintsouka është ndryshe nga Mba dhe secili ka lojën e tyre. Mba është lojtar i rëndësisëm për ne, nuk e vej në dyshim se sa na ndihmon.

S’kemi qenë kurrë të plotë, duke qenë të plotë atëherë ndërton disa plane. Futbolli i tillë është, ka dëmtime, kartona. Është një fazë e rëndësishme, shkojmë drejt Final Four, është periudha kur marrim frytet dhe nuk qajmë çfarë ka ikur”, tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga