Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk përfitojnë nga fondi i FSHF-së, reagon klubi i Kategorisë së Parë: Futbollistët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë

Shkruar nga NEWSPORT

Federata e futbolli bëri publike ditën e sotme fondin që do të jetë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të futbollit në vend. Në paketë e lançuar nga FSHF-ja thuhej se këto ndihma do të jetë vetëm për klubet private dhe jo për ato klube që finacohen nga bashkitë. Lidhur me këto vendime ka reaguar edhe klubi i Kategorisë së Parë, Egnatia që është nën menaxhim nga bashkia Rrogozhinë.

Postimi i Egnatias:

Ne mendojme që futbolli është 1 për të gjithë dhe jo i ndare në Federata privatit dhe Federata shtetit , ekipet janë të gjitha anetare te një Federate ( FSHF ) . Ne mbetemi në pritje pas një komunikimi që kam patur me Presidentin e FSHF per një zgjidhje të këtij handikapi që prek drejtpërdrejt ekipet që financohen nga Bashkitë . Rasti prek dhe ekipin e Fk Egnatias që merr pjesë në kategorinë e 1 . Ne mendojmë që futbollistët duhen trajtuar në mënyrë të barabartë . Ekipet kur zbresin në fushë ndeshen nën Logon e FSHF që është institucioni përgjegjës dhe organizator . Duke mbetur besimplote që këtë ndeshje kundër Covid-19 do ta sfidojme te gjithë bashkë , kerkojme te rishikohet vendimi komitetit ekzekutiv. Nuk është dita për ta ndarë futbollin i cili eshte sportin me i ndjekur në Shqipëri. Kjo pakete financiare duhet aplikuar për të gjithë ne menyre te barabarte. Futbolli Bashkon nuk Ndan ! Administratori Fk Egnatia Olsi Dranga .

Poll

Lexo gjithashtu