
Tirana do të nisi ditën e nesërme sezonin e ri ndaj Shkumbinit, e vleshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë presin në "Skënder Halili", peqinasit me objektivin e qartë, marrjen e fitores. Ditën e sotme në konferencë për shtyp trajnerin Egbo zbuloi lojtarët që do të mungojnë në këtë ndeshje për shkak dëmtimesh si dhe zbuloi objektivin e Tiranës.
"Lajm i mirë fillimi i futbollit, për ne dhe për sportdashësit. Lajmi më i mirë është marrëveshja që ka bërë FSHF me qeverinë, që do ndihmojnë shumë sportin. Jemi në rregull, besoj se edhe ju gazetarët jeni të kënaqur që do të fillojë kampionati".
Sfida ndaj Shkumbinit? "Çdo ekip duhet vlerësuar maksimalisht. Strategjia jonë është e qartë, do të vlerësojmë çdo ekip që kemi përballë, pavarësisht nivelit. Nënvlerësimi është në dëmin tonë, kështu që e kemi vlerësuar maksimalisht Shkumbinin".
Tirana me e fortë se sezoin e kaluar? "Besoj se ndeshjet do tregojnë nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar apo jo. Nuk e kemi gjithë kontingjentin gati. Kemi tre titullarë të dëmtuar, po rikuperohen. Presim edhe lojtarët e rinj, të cilët duan kohën e vet për t'u ambientuar me skuadrën. Jemi të detyruar t'i presim, shpresoj të ambientohen sa më shpejt me pjesën tjetër të skuadrës".
Faza sulmuese? "Ngoo ka ndihmuar skuadrën kur ka qenë, por nuk është tani. E quaj kapitull të mbyllur. Kemi 3 sulmues, por edhe elemente nga akademia, që do ndihmojnë ekipin. Besoj se deri diku Tirana ka sulmin e mirë për të mbrojtur kampionatin".
Mungesat? "Nuk mungon vetëm Cale, po e nisim sezonin me tre lojtarë mangët. Jashtë janë edhe Çelhaka dhe Toshevski. Nuk është e lehtë për t'i zëvendësuar, pasi lojtarë të afirmuar, sidomos Cale dhe Çelhaka. Ata që do i zëvendësojnë mendojmë se deri diku janë afërsisht me formën e atyre që nuk janë në fushë. Kemi tentuar të provojmë disa lojtarë në pozicionet e Cale, Çelhakës dhe Toshevskit".
Objektivat e sezonit? Tirana çdo sezon ndërtohet për të fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Janë dy objektiva të ekipit këtë sezon, nuk ka ndryshime. Rivali më i fortë? Të dhjetë ekipet e Superiores janë rivalë. Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mendoj. As Apolonia nuk ka ekip të keq. Janë të gjithë ekipe që do të na rivalizojnë në çdo moment".
Tifozët? "Ata janë lojtari i 12-të i skuadrës. Besoj se do e mbështesin ekipin, jashtë apo brenda stadiumeve. Mbështetja e tyre nuk do na mungojë, e dimë këtë gjë. Shpresoj që në një kohë të shkurtër të kthehen në stadium, pasi kemi më shumë forca kur ata na mbështesin nga brenda stadiumit".