Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Nuk ndalet VLLAZNIA, tashmë një sponsor gjigant për fanelën shkodrane

Shkruar nga NEWSPORT

Jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll Alban Xhaferi po investon shumë për të ngjitur në nivelet europiane sportin e koshit shkodran.

Së fundmi bëhet me dije që është arritur marrëveshja që "Raiffeissen Bank" të jetë sponsori zyrtar i kuqebluve në basketboll për meshkuj. Në kanalin zyrtar të klubit të Vllaznisë shkruhej:

"Raiffeissen Bank do te jete zyrtarisht Sponsori Zyrtar i Klubit te Basketbollit Vllaznia per ndeshjet e Superliges ne Basketboll per meshkuj, ne sezonin 2020-2021. Raiffeisen Bank Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesore të performancës dhe disponon rrjetin më të gjërë të degëve prej 103 degësh ne te gjithe vendin, gati tre herë më shumë se konkurenti i saj më i afert.185 Bankomate , 1169 terminale shitjesh (POS) dhe më shumë se 197 000 Karta Debiti Visa Electron te hedhura ne treg. Ndërkohë , më shume se 140 000 persona marrin pagën e tyre nëpërmjet Raiffeisen Bank.

🟡 Raiffeisen Bank në Shqipëri ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe sherbimesh ku perfshihen të gjitha format e huasë, financimit me leasing, shërbimet bankare për të punesuarit, kredi dhe overdrafte, dhe shërbime bankare on-line në kohë reale nëpërmjet Multi Cash, një shërbim i cili bazohet në Internet si dhe Internet Banking. Faleminderit Raiffesen Bank per mbeshtetjen dhe besimin ne projektin tone".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga