
Pas fundjavës që ishte pushim absolut, sot skuadra e Turbinës i është rikthyer përgatitjeve intensive. Ekipi i verdhë i drejtuar nga tekniku Sinan Bardhi, ka qenë tepër i plotë pa asnjë mungesë.
Cërrikasve i është bashkuar në këtë merkato vere mesfushori shtatshkurtër Samet Gjoka. Ky i fundit sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Korabit. Ndërsa veç tij është afruar dhe sulmuesi i ri në moshë, Justin Dadaj. Lojtari në fjalë është vetëm 19 vjeç dhe ka luajtur për të rinjtë e Partizanit dhe Butrintit.
Poll