Tërmeti shkatërrimtar që preku vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, ka treguar anën e mirë të futbollit. Kanë qenë të shumta klubet që kanë dhënë ndihma konkrete për të prekurit e tragjedisë. Së fundmi, klubi i Gjilanit ka vendosur që të gjitha të ardhurat e fituara nga ndeshja që u luajt me Prishtinën, të kalojnë në ndihmë të të prekurve.
"Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin, z.Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri", shkruan klubi i Gjilanit në rrjetet sociale.
