Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk mund t'i mësoj lojtarëve të pasojnë topin", me kë e kishte trajneri ILIR DAJA?

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk mund t'i mësoj lojtarëve të pasojnë

Mbrëmë, Flamurtari u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 2-0. Loja ishte e barabartë deri në minutën e 75-të, ndërsa më pas korçarët dominuan në çdo aspekt. Në momentin e golit të parë, u vu re mërzitja e teknikut kryeqytetas, teksa prapavija kuqezi nuk ishte vendosur si duhet.

Madje në momentin e shënimit nga Krasniqi, mbrojtësi Pollozhani nuk arriti ta markonte sulmuesin bardhekuq. Në këtë moment Ilir Daja shpërtheu në pankinë, ndërsa pas takimit u shpreh: "Nuk mund t'i mësoj lojtarëve të pasojnë topin. Një futbollist që s'dua t'i përmend emrin, por që ka luajtur edhe vjet këtu në Vlorë kishte probleme në rastin e golit të parë", përfundoi ai.

Emrin vërtetë nuk ia përmendi por në qendër të mbrojtjes dje luajtën Pollozhani dhe rumuni Sirghi. Ky i fundit është afruar në merkaton e verës, ndërsa shtatlarti Pollozhani ishte edhe vjet pjesë e kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga