Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Nuk mund t’i fajësoj djemtë", Inzaghi pas barazimit me Genoan: Nuk jam i lumtur me rezultatin, por e mbyllëm vitin në vendin e parë

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk mund t’i fajësoj djemtë", Inzaghi pas barazimit

Interi ka barazuar në transfertë përballë Genoas në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Luigi Ferraris” përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide, në konferencën për shtyp para gazetarëve, foli trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi.

“Ne e dinim se çfarë lloji ndeshje do të luanim. Genoa ishte mirë dhe ndeshja e luftuar. Unë nuk mund t’i fajësoj djemtë për asgjë, përveç mbrojtjes në momentin që Genoa barazoi rezultatin. Ne donim të fitonim dhe sigurisht që nuk jemi të lumtur për barazimin, por e mbyllim vitin në vendin e parë.

Interi në 2024? Ekipi duhet të ruajë qëndrueshmërinë dhe dëshirën. Duhet të kemi vazhdimësi. Rrugëtimi ynë do të jetë i gjatë dhe i vështirë”, është shprehur Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga