
Nesër në ''Niko Dovana'' luhet takimi i kthimit mes Teutës dhe Kukësit. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0, ndaj gjithçka ëshët e hapur. Trajneri i durrsakëve ka folur në konferencën e zakonshme përpara 90 minutëshit ku ka shprehur opimizmin se gjithçka do shkojë me sukses.
''Nuk lejohen gabimet. Ndeshja e parë është mbyllur 0-0. Nga fillimi deri në fund duhet të tregohemi të kujdesshëm. Nuk e prisja humbjen në kampionat ndaj Kukësit. Megjithatë, i ndodh edhe ekipeve më të mira se ne. Në ndeshjen e parë patëm raste.
Do mundohemi të fitojmë me çdo kusht. Unë e kam thënë që kemi objektivv Europën, jemi shumë afër. Jemi në rrugën e duhur. Ne na ka ardhur një mundësi që të shkruajmë emrin tonë. Kundërshtari ka pak pika të dobëta"- deklaron Martini.