
Partizani do të luajë nesër sfidën e javës së 6-të të Abissnet Superiore ndaj Tiranës. Derbi i kryeqytetit do të luhet në "Air Albania" dhe do të startojë në orën 19:45.
Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje pas asnjë fitore pasi në 5 javët e para kanë marrë 4 barazime dhe një humbje e në derbi kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mos thelluar më shumë krizën e rezultateve. Sot në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Daja ishte edhe zv.kapiteni Egzon Belica i cili u shpreh:
Ndeshja ndaj Tiranës? "E vlerësojmë aq sa duhet, një derbi i fituar ndikon shumë nga ana psikologjike dhe i bënë mirë tifozëve. Kjo ndeshje ka vlerë 3 pikëm njësoj si ndeshjet e tjera. Kam luajtur edhe derbi më parë dhe kjo ndeshje do të jetë njësoj si derbit e tjerë. Një fitore nesër do të na bënte mirë ne si lojtar, por edhe skuadrës.
Te Partizani presioni është gjithmonë aty, nuk kemi vuajtur ndaj asnjë skuadra përveç pjesës së parë ndaj Kukësit. Duke parë këto ndeshje mendoj se fitorja do të vijë shumë shpejt. Do bëj maksmumin që këtë ndeshje ta fitojmë ne.
Ne si lojtar më të vjetër, por edhe stafi i kanë ndihmuar lojtarët e rinj. Edhe ata duan kohën e vet dhe shpresoj që me kalimin e kohës të përmirësohen me shumë".
Gol apo fitore? "Preferoj më shumë fitore sesa golin", u shpreh Belica.