Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk kanë të sosur problemet për PARTIZANIN, lojtari i njohur shoqërohet në polici (DHUNOI TË DASHURËN)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë të sosur problemet për PARTIZANIN, lojtari i njohur

Problemet te Partizani nuk kanë të sosur. Ky sezon futbollistik paska qenë “ters” për të kuqtë, teksa së fundmi mësohet se një nga lojtarët e skuadrës është shoqëruar në polici. Bëhet fjalë për Aristoteles Romeron i cili është akuzuar nga e dashura e tij se e ka dhunuar.

Mesfushori venezuelian po merret në pyetje, ndërsa kjo çështje ende s’është marrë nga prokuroria. Nëse kjo e fundit vendos ta marrë si të pandehur, atëherë 24-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare sikurse e parashikon legjislacioni shqiptar.

I afruar me bujë tek të kuqtë, Romero ka “prodhuar” gjithmonë probleme. Kohë më parë banorët e pallatit kanë shprehur shqetësimin e tyre për festat që ky i fundit organizonte deri në orët e vona. Tanimë ai duhet të japë shpjegime për akuzat nga e dashura e tij, Raulimar Diaz.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga