Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk kanë rinovuar ende, skuadra kryeqytetase ofertë Hakajt dhe Shehit

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë rinovuar ende, skuadra kryeqytetase ofertë Hakajt dhe Shehit

Esin Hakaj dhe Dajan Shehi nuk kanë rinovuar ende me Partizanin dhe Vllazinë. Dy mbrojtësit për momentin janë lojtarë të lirë dhe mund të negociojnë me çdo skuadër që dëshirojnë dhe ofertat në merkato nuk kanë munguar. Së fundmi në garë për të marrë shërbimet e tyre është futur edhe Dinamo. Blutë e kryeqytetit zyrtarizuan ditën e djeshme trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi dhe në ditët në vijim pritet të bëjnë zyrtare afrimet e para në merkato.

Dinamo u ka bërë ofertë zyrtare Shehit dhe Hakajt për t'I pasur në skuadër sezonin e ri. Mbrojtësi i majtë e mbylli sezonin me Partizanin dhe ka një tjetër ofertë nga liga e dytë turke, por nëse kjo marrëveshje nuk mbyllet me sukses, Hakaj me shumë mundësi do të firmosë sërish në kryeqytet, por këtë herë me fanellën e Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga