
Nuk kanë fund problemet e dëmtimeve te Milani. Kuqezinjtë luajtën dje në Champions League ndaj Liverpool pa Ibrahimovic dhe humbën me rezultatin 3-2, ndërsa edhe kundër Juventusit sulmuesi është në dyshim të fortë për të qenë prezent. Sikur të mos mjaftonte vetëm dëmtimi i Ibrës, një tjetër lojtar ka probleme. Bëhet fjalë për Tiemoue Bakayoko, mesfushorin e afruar gjatë kësaj merkato vere.
27-vjeçari ka probleme në pulpën e këmbën dhe pas analizave është zbuluar se lojtari duhet të qendrojë jashtë fushave për të paktën 35 ditë. Një humbje e madhe për Milanin dhe trajnerin Pioli duke parë që ndeshjet e radhës do të jenë ndaj Juventusit në kampionat e Atletiko Madrid në Champions.
Poll