• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
KOMBETARJA
LEGJIONARET

“Nuk kam idhuj, dua të më kujtojnë si Doka”, Albi rrëfen vitin e “çmendur”, nga titulli kampion me Tiranën te debutimi në Kombëtaren A

March 3, 2021 KRYESORE, LEGJIONARET, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
“Nuk kam idhuj, dua të më kujtojnë si Doka”, Albi rrëfen vitin e “çmendur”, nga titulli kampion me Tiranën te debutimi në Kombëtaren A
KRYESORE

Për Albi Dokën, 2020-ta duket se ka qenë një vit mjaft i mirë sa i përket karrierës së tij në futboll. Pjesë e ekipit të KF Tiranës, ai u shpall kampion i Shqipërisë në Kategorinë Superiore për edicionin 2019-2020. Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edoardo Reja vendosi që ta grumbullonte në ekip në ndeshjet e tetorit, ndërsa në nëntor e aktivizoi si titullar në ndeshjen ndaj Kosovës dhe Bjellorusisë, ku Albi Doka bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Transferimi drejt HNK Gorica duket se e ka zhvilluar më shumë, teksa vetë ai, në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” në shprehet se ka krijuar më tepër besim te vetja. Debutimi dhe ndeshjet me Kombëtaren janë një ëndërr e bërë realitet për Albin, i cili shprehet se Kombëtares aktuale i nevojitet vetëm pak fat për të arritur objektivat e vendosura. Albi Doka, futbollisti kuqezi i HNK Gorica rrëfen për Fshf.org se si e nisi futbollin, momentet e veçanta në këtë sport dhe pse nuk ka një idhull si bashkëmoshatarët e tij.

– Na flit pak për hapat e tu të parë në futbolli. Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Thuajse si çdo fëmijë i brezit tim, kam pasur një dëshirë të madhe të luaj futboll. Duke parë shumë ndeshje në televizor, kur luaja me shokët në lagjet e Tiranës time, mundohesha që të bëja disa veprime si ato të lojtarëve që shihja aty. Rreth moshës 12-vjeçare, më shumë luaja futboll në lagje se sa mësoja për shkollën, por ishte dhe është një sport që më tërheq dhe kjo është arsyeja pse unë e dua kaq shumë.

– Si po e përjeton eksperiencën e re në një klub të huaj? Sa ka ndikuar ky transferim në Kroaci në aspektin personal? Ndihesh më i pjekur si futbollist?

– Të them të drejtën ka ndikuar realisht shumë. Te klubi i Tiranës isha shumë mirë, por Kroacia ka një tjetër nivel futbolli. Çdo shtet në fakt ka nivele të ndryshme futbolli, nuk mund të them që Shqipëria është shumë e dobët në futboll dhe Kroacia shumë lart. Përkundrazi, besoj se nëse transferohem në ndonjë kampionat tjetër europian do të them, që është më mirë se Kroacia. Po mundohem të bëj sa më mirë, por për kaq pak kohë sa jam këtu, jam zhvilluar shumë dhe kam krijuar më shumë besim te vetja. Dëshira ime është që të luaj shumë dhe mirë, në mënyrë që pse jo, të transferohem në një kampionat europian më të fortë.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja A dhe çfarë kujton veçanërisht nga debutimi me ngjyrat kuqezi?

– Nuk di si të ta shpreh atë që kam ndjerë kur mora vesh që trajneri Reja kishte vendosur të më ftonte në ekipin e parë. Është ëndërr e çdo futbollisti që të jetë pjesë e Kombëtares. Është ndryshe të kesh veshur fanellën e Kombëtares te grupmoshat dhe ndryshe të jesh pjesë e Kombëtares A. Ka qenë një moment mjaft i veçantë kur trajneri më lajmëroi se do të isha pjesë e 11-shes dhe do ta nisja ndeshjen si titullar në vëllazëroren që kishim ndaj Kosovës.

– Si është marrëdhënia juaj me stafin teknik të Kombëtares? Me cilët lojtarë ke një marrëdhënie më të afërt te skuadra kuqezi?

– Nuk dua të veçoj dhe të them se kam marrëdhënie më të afërt me këtë apo atë futbollist. Me të gjithë kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe jam me fat që kam shokë shumë të mirë në Kombëtare. Edhe me stafin kam një marrëdhënie shumë të mirë, korrekte dhe kuptohemi mirë me njëri-tjetrin.

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë? 

– Unë besoj se kjo Kombëtare do të arrijë shumë lart. Mbajeni mend këtë që po ju them. Unë e besoj që një ditë do të arrijmë të jemi pjesë e finaleve të Kupës së Botës. Jemi një grup që kemi besim, jemi një grup që jemi përmirësuar shumë, djemtë të gjithë luajnë me shpirt, përfshi edhe mua dhe do të luajmë shumë fort kundër çdo kundërshtari. Kemi një grup të mirë, këtë besoj nuk e them veç unë. Ka talent, ka frymë pozitive, ka dëshirë për të ecur përpara. Kjo Kombëtare i ka të gjitha, mendoj se, veç pak fat do të na bënte punë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Qoftë me Kombëtaren dhe me klubin.

– Nuk dua t’i ndaj nga njëra-tjetra, por për mua janë dy momente të lumtura: Tirana u shpall kampione e Shqipërisë dhe unë pata nderin e madh të kontribuoj në skuadër dhe kur debutova me Kombëtaren A më 11 nëntor.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Duke ndjekur futbollin, nuk pata mundësi që të ndjek shkollën, si një pjesë e shokëve të mi. Tani jam larg familjes, sërish për futbollin. Megjithatë, këto janë sakrifica që unë i bëj me dashuri dhe dëshirë, për të vetmen arsye: Futbollin!

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Nuk është se kam ndonjë idhull, ose që ndjek dhe them dua të bëhem si ky apo si ai. Normalisht që ka lojtarë që më pëlqejnë si model, madje Cafu është ndër të preferuarit e mi, por idhuj jo. Unë dua të jem Doka, të luaj si Doka dhe të mbetem në mendjet e njerëzve si Doka. Uroj të kem fatin të luaj dhe të bëj mirë si me Kombëtaren si me klubet, në mënyrë që të mbahem mend vërtetë si Albi Doka!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article DOKUMENTET/ Privatizimi i Vllaznisë dhe ankesa e Valter Fushaj, a po favorizon Bashkia Shkodër individë të veçantë?
Previous article Finale në Durrës, Partizani tenton kreun, SUPERLIGA sot e gjitha në fushë

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

E diela e Kategorisë së Dytë, mësoni ndeshjet që do luhen në Grupin A dhe B
April 11, 2021

E diela e Kategorisë së Dytë, mësoni ndeshjet që do luhen në Grupin A dhe B

Supersfidë në Berat, Kategoria e Parë zbret në fushë (NDESHJET)
April 11, 2021

Supersfidë në Berat, Kategoria e Parë zbret në fushë (NDESHJET)

Rivalitet i ashpër për "Këpucën e Artë" në Kategorinë Superiore, "luftë" në distancë për çmimin personal
April 11, 2021

Rivalitet i ashpër për "Këpucën e Artë" në Kategorinë Superiore, "luftë" në distancë për çmimin personal

Kalendar "ferri" për Kukësin, 5 ndeshje "zjarri" për... 20 ditë
April 11, 2021

Kalendar "ferri" për Kukësin, 5 ndeshje "zjarri" për... 20 ditë

"Vetëm ti ke fituar trofe te Teuta", Renato ARAPI s'ia përton gazetarit: Nuk jam vetëm unë, ja sa mijëra euro na premtoi presidenti nëse shpallemi kampionë
April 10, 2021

"Vetëm ti ke fituar trofe te Teuta", Renato ARAPI s'ia përton gazetarit: Nuk jam vetëm unë, ja sa mijëra euro na premtoi presidenti nëse shpallemi kampionë

VIDEO/ Të pathyeshëm! Barazuan me rivalin direkt, klubi i Kategorisë së Dytë feston mes sharjesh: Ik, Ik...
April 10, 2021

VIDEO/ Të pathyeshëm! Barazuan me rivalin direkt, klubi i Kategorisë së Dytë feston mes sharjesh: Ik, Ik...

Lajmet e fundit

___

Apr 11 9:54 AM
BOTA

Pirlo: Ndaj Genoas, ashtu si ndaj Napolit! Gjendja e Arthur dhe McKennie…

Apr 11 9:37 AM
VENDI

E diela e Kategorisë së Dytë, mësoni ndeshjet që do luhen në Grupin A dhe B

Apr 11 9:06 AM
VENDI

Supersfidë në Berat, Kategoria e Parë zbret në fushë (NDESHJET)

Apr 11 8:48 AM
KRYESORE

Rivalitet i ashpër për “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore, “luftë” në distancë për çmimin personal

Apr 11 8:27 AM
KRYESORE

Kalendar “ferri” për Kukësin, 5 ndeshje “zjarri” për… 20 ditë

Apr 11 12:18 AM
BOTA

Daniele De Rossi në spital nga Covid-19: U tmerrova, rrezik i madh nëse nuk…

Apr 10 11:59 PM
BOTA

U mposhtën nga Real Madrid, ironizon trajneri i Barcelonës: Pse s’ka VAR në Spanjë?

Apr 10 11:37 PM
KRYESORE

“Vetëm ti ke fituar trofe te Teuta”, Renato ARAPI s’ia përton gazetarit: Nuk jam vetëm unë, ja sa mijëra euro na premtoi presidenti nëse shpallemi kampionë

Apr 10 11:19 PM
BOTA

VIDEO/ Polemikat nuk kanë fund pas El Clasicos, Pique proteston ashpër te arbitri

Apr 10 11:00 PM
BOTA

Messi kthehet në “hiç” pa Ronaldo në El Clasico, statistika zhgënjyese për Pleshtin

Apr 10 10:40 PM
VENDI

VIDEO/ Të pathyeshëm! Barazuan me rivalin direkt, klubi i Kategorisë së Dytë feston mes sharjesh: Ik, Ik…

Apr 10 10:20 PM
BOTA

Mungesa të rëndësishme te Juventus, Pirlo publikon listën e lojtarëve për Serie A

Apr 10 10:01 PM
KOSOVA

VIDEO/ Dopietë dhe përmbysje e çmendur për 4 minuta, futbollisti shqiptar shkëlqen te gjigantët e Europës

Apr 10 9:42 PM
BOTA

“Ibra nuk e ofendoi gjyqtarin”, Pioli komenton fitoren e Milanit: E ndërlikuam ndeshjen, qëllimi është të kthehemi në Champions

Apr 10 9:25 PM
BOTA

VIDEO/ Real Madrid dominon Barcelonën në El Clasico mes 3 golash, Galaktikët marrin kreun e La Liga

Apr 10 9:07 PM
VENDI

VIDEO/ Fituan ndaj Apolonisë në transfertë dhe kryesojnë të vetëm Superligën, shihni festën e Teutës në Fier

Apr 10 8:52 PM
VENDI

FORMACIONI/ Hasani nga minuta e parë, Partizani kërkon të mbetet në hapin e kryesuesve

Apr 10 8:34 PM
BOTA

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Dortmund rikthehet në garën për Champions

Apr 10 8:23 PM
SPORTMIX

Vllaznia shumë e fortë, mposht Tiranën në Shkodër, fitojnë dhe Goga me Partizanin

Apr 10 8:09 PM
BOTA

VIDEO/ Skena të absurde në futboll, lojtari godet me kokë shokun e skuadrës, gjyqtari e nxjerr me karton të kuq

Apr 10 7:56 PM
BOTA

VIDEO/ Ibra merr të kuq, Milan shënon tre herë për tri pikë

Apr 10 7:49 PM
BOTA

EL CLASICO/ Futbolli mban frymën në Spanjë, zbardhen rreshtimet e Real Madrid – Barcelona

Apr 10 7:43 PM
BOTA

VIDEO/ Një SUPERGOL i Arnold nderon Liverpool, kampionët e Anglisë fitojnë në “frymën e fundit”

Apr 10 7:17 PM
KOMBETARJA

“Nuk i kanë përmbushur pritshmëritë”, në Itali “djegin” lojtarët nga Shqipëria

Apr 10 7:02 PM
VENDI

“Dua të luaj në një kampionat më të fortë se Superliga”, Sulmuesi nigerian i Kukësit e thotë hapur: Nëse më therret Kombëtarja e Shqipërisë jam gati

Apr 10 6:30 PM
VENDI

Shënoi golin e parë në fitoren e Teutës, Lorenco Vila: Kemi edhe 9 finale deri në fund, ka llafe që kam oferta në merkato

Apr 10 6:28 PM
VENDI

“Laçi na ka mundur prej gabimeve tona”, GURISHTA bën liderin: Ne jemi ushtarë në fushë, nuk është ai roli im

Apr 10 6:22 PM
VENDI

Humbja e radhës në kampionat, trajneri i Apolonisë nuk dorëzohet: Besojmë deri në fund për mbijetesën, ja përse u largova nga Dinamo

Apr 10 6:17 PM
VENDI

Duro “qan” rastet e humbura: Vllaznia na kishte frikë, Partizani na ka lodhur shumë

Apr 10 6:12 PM
VENDI

Edi MARTINI “sfumon” rivalët, trajneri i TEUTËS: S’dua t’ia di ç’bëhet pas shpine, në Shkodër themi ‘të hyftë vetja në qejf’

Apr 10 6:07 PM
VENDI

“Komplimenta skuadrës”, trajneri i Vllaznisë i kënaqur me barazimin në Laç: Na mungoi vetëm finalizimi, ia dalim në Kupë

Apr 10 5:49 PM
KRYESORE

VIDEO/ 2 GOLA dhe të vetëm në krye, TEUTA “prek” me një dorë titullin kampion

Apr 10 5:48 PM
KRYESORE

VIDEO/ Barazim që i shkon për shtat Teutës, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët

Apr 10 5:35 PM
BOTA

VIDEO/ Hapi fals i Bayern Munchen rihap kampionatin në Gjermani, Frankfurt dhe Leipzig bëjnë detyrën (REZULTATET)

Apr 10 5:19 PM
BOTA

FORMACIONET/ Ibrahimovic dhe Rebic nga minuta e parë, Milani kërkon rikthimin te fitorja

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P