
Eraldo Çinari do të largohet nga Samsunspor. Sulmuesi shkodran nuk ka gjetur shumë hapësira te skuadra turke që militon në ligën e parë dhe drejtuesit e klubit i kanë kërkuar të gjejë një ekip të ri. Shkodrani kishte një ofertë nga Menemspor, por skuadra turke ka probleme me merkaton e për këtë arsye nuk mund të firmosi me lojtarin.
Gjithashtu edhe Partizani ka qenë në garë për ta rikthyer në Superligë, por Çinari ka zgjedhur një tjetër ekip. “Infosport.mk” bën me dije se shkodrani është pranë firmës me Shkëndijën e Tetovës.
Kuqezinjtë pasi nuk arritën dot të firmosin me Roshin dhe Abazajn kanë kthyer sytë nga ish lojtari i Partizanit. Të dyja palët duket se kanë gjetur akordin dhe në orët në vijim mund të bëhet edhe zyrtarizimi.