
Tirana ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit. Nuk ka pasur asnjë ditë pushim për bardheblutë të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo. Ai që ka munguar ishte vetëm Tefik Osmani i cili kishte marrë leje në klub.
Ndërkohë titullarët që u aktivizuan në Ballsh kanë bërë vetëm disa vrapime të lehta, ndërsa të tjerët kanë marrë ngarkesën e plotë. Kujtojmë që të dielën Tirana do të luajë në transfertë kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ky takim është programuar të zhvillohet në orën 17:00.
Poll