Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka përballje luksi për KUKËSIN, Milani i prish ëndrrën nënkampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka përballje luksi për KUKËSIN, Milani i prish

Përjashtimi i Milanit nga Kupat e Europës ishte lajmi i ditës së sotme për futbollin italian. Në këtë mënyrë, kuqezinjtë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi duke ia pasuar vendin ekipit të Romës që ishte renditur në vendin e 6-të në Seria A.

Kryeqytetasit do të luajnë direkt në grupe, duke shmangur fazën kualifikuese ku kundërshtar të mundshëm mund të kishin edhe Kukësin, nëse ekipi verilindor kalonte Debrecenin.

Nënkampionët e Shqipërisë e dëshironin një përballje me gjigantin italian, por tashmë gjithçka ka ndryshuar. Nëse Kukësi arrin të kualifikohet kundër Debrecenit, atëherë do të luajë me Torinon që zëvendëson Romën.

Poll

Lexo gjithashtu