Taulant Seferi - Arlind Ajeti
Arlind Ajeti është shndërruar në një pikë kyçe për Bodrumspor pas rikthimit nga dëmtimi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po shënon gola vendimtar për ekipin e tij dhe të fundit e shënoi ndaj Hatayspor në fitore 3-1.
Në minutën e 53-të gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë të tijve edhe avantazhin 1-0. Por jo vetëm kaq, pasi Ajeti i hapi rrugë edhe triumfit të Bodrumspor.
Falë paraqitjeve të tij fantastike në fushën e lojës 32-vjeçari është zgjedhur edhe në formacionin e javës në Turqi. Madje “SofaScore” e ka vlerësuar edhe me notën 9.3.
Poll
