
Drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare është rikthyer të flasë për Serie A. Tare pas largimit nga Lazios është i “appunë” dhe tashmë analizon sezonin e ri në Itali.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka theksuar se Inter e Milan janë dy ekipet që do të luftojnë shumë mes tyre për kreun e klasifikimit. Gjithashtu theksoi se Pioli dhe Inzaghi janë të ndryshën në taktikë, por gjithsesi e kuptojnë njëri-tjetrin në lojë.
“Pioli dhe Inzaghi: empatikë, por të ndryshëm në taktikë. Ku qëndron empatia? Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin. Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”, ka përfunduar Tare.