Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Nuk e kam takuar ende Baren”, Armando Sadiku zbulon dy objektivat dhe të ardhmen: Në fund të sezonit rikthehem te Levante, tani jam më i njohur në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e kam takuar ende Baren”, Armando Sadiku zbulon dy objektivat

Armando Sadiku është një nga lojtarët e kombëtares shqiptare që aktivizohet te Malaga në Spanjë. “Bomberi” foli për rikthimin në stërvitje, të ardhmen dhe objektivat që ka në këtë sezon. Në një intervistë për “Ora Sport”, Sadiku u shpreh se tani që ka shënuar gola ka edhe më shumë oferta.

“E ndjej pak vetën të lodhur pas rikthimit të stërvitjes. Kjo ka qenë një nga javët më të forta dhe tani ndihem më mirë. Lajmi I mirë është që futbolli do të rikthehet në datën 8 qershor. Nuk e kam takuar akoma Baren pasi jemi ndarë në 3 grupe dhe nuk jemi bashkë. Kemi një vëzhgues të La Ligas që na shikon dhe nuk lejohen takimet përveç me bryll.

Kur u ktheva nga Lugano në Spanjë doja të ikja pasi nuk po aktivizohesha te Levante. Kisha mbështjetje të presidentit të Levantes që më garantojë të gjithë pagën për një vit e të shkoja te Malaga ku do të luaja të gjitha ndeshjet e më pas do të kthehem te Levante.

Trajneri më I mirë, De Biasi, Roshi dhe Lila shokët më të mirë. Nuk kam probleme me asnjë nga lojtaët e kombëtares”.

E ardhmja? “Klubin tani e ka marrë bashkia e Malagas dhe duket se gjërat kanë nisur të funksionojnë. Fjalët janë të mira që të gjejnë një investitorë për të ardhmen. Do të kthehem te Levante në fund të sezonit pasi kam edhe një vit kontratë.

Sa kemi ardhur nga Europiani isha duke ecur për të marrë parkimin më doli një gjyqe e më puthi. Mendova kur më ka parë edhe kjo nëna do të thotë që më njohin të gjithë tani pas golit të shënuar”.

Rekordi më I rëndësishëm? “Unë mundohem të bëjë më të mirën time pasi sulmuesi matet me gola. Duhet të thyejë rekordin me Malagan, pastaj ëndrra e madhe është edhe të thyejë rekordin e Bogdanit në Kombëtare. Kisha ftesën për miqësoret marsit e të shikojmë tani kur do të jenë ndeshjet e radhës. Nuk kam pasur kontakte me trajnerin që nga janari e deri tani”.

Mbijetesa? “Kemi një ekip të mirë këtu te Malaga, por kishim probleme financiare. Objektivi jonë është të shkojmë në “Play Off”, edhe pse jemi 6 pikë larg. Tani gjërat në Spanjë kanë ndryshuar dhe kam pasur kontakte nga shumë menaxhera. Pas 11 ndeshjesh do të shikojmë opsionet që do të jepen. Jam tifoz I Real Madrid që I vogël”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga