Wednesday, May 31, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home DOSSIER

“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)

26.05
in DOSSIER, KRYESORE
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marsida Najdeni

Zonja Nezihat është pamëdyshje mëshirimi i femrës tironase. Ajo është gjithmonë gojëmbël, e palodhur, mikpritëse, e butë si pambuk, e pastër, e dashur, përherë buzagaz, e zgjuar dhe me një kujtesë për ta patur zili. Në 100 vjetët e jetës së Nezihatit, apo siç e thërras unë “Nona Tirona”, janë të gjitha gjurmët e traditës qytetare kryeqytetase; por, gjithashtu skalitur e gjithë bardhebluja në të.

Jemi mësuar që Nezihatin ta dëgjojmë vetëm për bashkshortin e saj, të pavdekshmin Selman Stërmasin, ama unë doja të fokusohesha tek ajo. Me telefonatat e shumta me Mirjam Stërmasin, vajza e Nezihatit dhe Selmanit, kuptova se nuk ka Nezihat pa Selman, ashtu siç nuk ka Selman pa Nezihat. Janë afro 100 vite shkrirje shpirtërore midis këtyrë dy njerëzve dhe nuk kam pikën e mëdyshjes se do t’zgjasë në përjetësi ky njësim.

Nezihati lindi në 22 shtator 1920 në Tiranën e saj të dashur, pikërisht disa javë mbas krijimit të Sport Klub Tiranës dhe disa muaj mbas shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohëshëm. (1) Siç thotë dhe vetë ajo “gjithë 100 vitët e jetës sime ia kam dediku vetëm Tironës”. Jo vetëm si një bijë e një dere të madhe, por dhe nuse e një dere po aq të madhe.

E bija e tregtarit të njohur, Rustem Petrela, i lindur më 4 shkurt 1875 në Tiranë. (2) Pasuria e madhe e Rustem Petrelës i kishte dhënë pozita në qytet. Ai në të njëjtën kohë ishte dhe një nga aksionerët e S.I.T.A dhe STAMLES. (2) Nezihati u rrit me një përkujdesje të madhe nga prindrit e saj. Kreu shkollën fillore në vendlindje dhe mëpastaj ndoqi shkollën e murgeshave po në Tiranë.

Ashtu siç tregon dhe vetë ajo shkolla ishte në një nga pronat e Ali Begesë dhe një ndër dhuruesit për shkollën ishte dhe babai saj Rustem Petrela. Kjo është një dëshmi e gjallë e harmonisë fetare dhe vërteton tezën që Dom Mark Dushi ngre në librin “Tirana dhe rrethinat e saj” se shkolla e vajzave në Tiranë ka funksionuar qysh prej 1872 nën ndikimin e kishës katolike dhe mësuese ka qenë Justina, e cila mbas vdekjes se bashkshortit dhe djalit largohet për në Durrës. Kjo shkollë rimori jetë me Filip Ashikun dhe mëpastaj u ringrit përsëri në vitet ’20-’30.

Ishte mjaft e vogël, vetëm 14 vjeçare, kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje daljet familjare të dy shtëpiave, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 fejesa midis Nezihatit dhe Selmanit u shpall. Ai ishte në kulmin e tij. Ishte kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por dhe në atletikë. Mbas një fejese të gjatë 3 vjeçare ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-të. Dasma e Selmanit me Nezihatin pa mëdyshje është nga të parat dasma që është filmuar me video në Shqipëri. Paja e Nezihatit ishte porositur e gjitha për merak në Vjenë tek i vëllai Maliq Petrela, i cili studionte atje asokohe. Viti 1940 Nezihati 20 vjeçare u bë nënë e një vajze bukuroshe, të cilës iu dedikua me gjithçka mbarte shpirti saj rinor. Këto ishin vite të bukura, të qeta, ku gëzimi dhe harmonia s’kishin kufi. Selmani ishte në kulmet e karrierrës si trajner dhe i kishte dhuruar futbollit italianë mjeshtra si Lushta e Kryeziu. Jo vetëm që i kishte përgatitur si futbollistë dhe i kishte rritur sikur t’i kishte dy djem.

Fatkeqsisht më 1944 gjërat do t’merrnin tatpjetën. Mirjami përlotet kur tregon kalvarin e familjes. “E përzunë gjyshin nga vila e bukur” – më tregon ajo duke ndaluar për disa minuta. Rustemi asokohe i kishte kaluar 70-tat kështu zvarritjet sa andej këndej pa shtëpi e rropatën. Në fillim shkoi të jetonte tek Nezihati dhe Selmani, por dhe Selmanin e përzunë nga shtëpia e të parëve. Kështu më 1947 Rustemi mbylli sytë nga lodhja e një sistemi që e shikonte si armik njeriun patriot dhe dijedashës.

Selmanin famëmadh, arkitektin e Tironës, do ta katandisnin të jetonte në një odë pa dyer a pa dritare. “U duk se gjithçka kishte arritur babi në jetë u shua si me dorë” – vazhdon tregimin e saj Mirjami. Selmani do të dërgohej me punë të rëndomtë të shtynte vagonat e dërrasave. Nezihati për të ndihmuar familjen si të mundesh u detyrua të punonte rrobaqepëse nga shtëpia. Pamvarsisht gjithçkaje në shtëpinë e Nezihatit dhe Selmanit nuk pushoi kurrë dashuria. Shtëpia rrinte gjithmonë plotë me njerëz. Drekat e darkat nga miqtë e shumtë, të cilët i vinin Selmanit nga e gjithë Shqipëria, nuk pushuan. Nezihati, kur i thonë një shprehje, nuk e boni kurrë zemrën qeder. Shpirtmadhësia e saj dhe dinjiteti i një zonje e bënë që të rroi 100 vjet. Zoti e deshti që Nezihati ta përjetonte nderimin që do t’i bëhëj bashkshortit të saj pas viteve 1990. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj Nonës tonë Nezihat, zonjës shekullore të Tironës, jetën e gjatë dhe pleqëri të mbarë afër Mirit të saj të mrekullueshëm. Ju dua fort të dyjave! Jeni të përveçme!

Sqarim:

1. Ditëlindjen e Nezihatit ma vërtetoi e bija Mirjam Stërmasi.

2. Infot për Rustem Petrelën i lexova në blog heirsofeurope.blogspot.com dhe myheritage.com të Ferdinand Petrelës.

3. Foto nga Ëikipedia dhe infot nga intervista e Nezihatit në vitin 2018 në një TV shqiptarë.

4. Falenderoj Mirjam Stërmasin për qëtësinë që më dhuron dhe bisedat e këndshme. Gjithashtu e falenderoj që më bëri pjesë të historisë familjare.

Previous Post

Trajneri i VLLAZNISË tremb shkodranët, e thotë në Maqedoni: Pas 31 majit jam i lirë

Next Post

VIDEO/ U nda nga ish-deputeti i PD-së, Ilda Bejleri shfaqet në krahët e stilistit të njohur

Të Lidhura

Një rikthim i bujshëm dhe një kampion, dy trajnerë kryesojnë listën për të zëvendësuar SEDLOVSKIN
KRYESORE

Një rikthim i bujshëm dhe një kampion, dy trajnerë kryesojnë listën për të zëvendësuar SEDLOVSKIN

31.05
Krizë dëmtimesh, Orges SHEHI nuk ka shumë opsione kundër Laçit
KRYESORE

“Bëjmë maksimumin për trofeun”, SHEHI flet për të ardhmen: Pas ditës së sotme më mbaron kontrata. Shkëndija? Ka kontakte, klub i rëndësishëm

31.05
FINALJA e KUPËS së Shqipërisë, dalin në shitje biletat e sfidës TIRANA – EGNATIA
KRYESORE

FINALJA e KUPËS së Shqipërisë, dalin në shitje biletat e sfidës TIRANA – EGNATIA

31.05
“Është një lojtar te Partizani i cili më pëlqen shumë”, Sylvinho flet për grumbullimin e parë: Takova Brojën dhe i thashë se ka mbështetjen tonë
BOTA

“Interi është ekip vdekjeprurës”, SYLVINHO analizon finalen e Stambollit: City i Guardiolës jep leksione, çdokush mund të fitojë në 90 minuta

31.05
SEDLOVSKI para duelit me Teutën: Nuk e kam mendjen te mungesat, pas këtyre 90-minutave dua 3 pikët
KRYESORE

Vjen ZYRTARIZIMI, VLLAZNIA ndan rrugët me Goce SEDLOVSKIN

31.05
FOTO/ Albion MARKU i jep fund aventurës në Durrës dhe rikthehet në Tiranë
KRYESORE

FOTO/ Albion MARKU i jep fund aventurës në Durrës dhe rikthehet në Tiranë

31.05
Titulli mbeti në KRYEQYTET, zbulohet shuma që do të përfitojë PARTIZANI nga Bashkia e Tiranës
KOSOVA

Asnjë ekip i Superiores nuk e uron PARTIZANIN,  leksioni i vërtetë vjen nga VËLLEZËRIT kosovarë

31.05
MILIONA euro për titullin dhe Europën, PARTIZANI fiton shumën marramendase (SHIFRAT)
KRYESORE

MILIONA euro për titullin dhe Europën, PARTIZANI fiton shumën marramendase (SHIFRAT)

31.05
Load More
Next Post
VIDEO/ U nda nga ish-deputeti i PD-së, Ilda Bejleri shfaqet në krahët e stilistit të njohur

VIDEO/ U nda nga ish-deputeti i PD-së, Ilda Bejleri shfaqet në krahët e stilistit të njohur

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin











Të Fundit

Një rikthim i bujshëm dhe një kampion, dy trajnerë kryesojnë listën për të zëvendësuar SEDLOVSKIN

Një rikthim i bujshëm dhe një kampion, dy trajnerë kryesojnë listën për të zëvendësuar SEDLOVSKIN

31.05
Pak orë para finales me Romën, SEVILLA humbet titullarin e skuadrës

Pak orë para finales me Romën, SEVILLA humbet titullarin e skuadrës

31.05
Krizë dëmtimesh, Orges SHEHI nuk ka shumë opsione kundër Laçit

“Bëjmë maksimumin për trofeun”, SHEHI flet për të ardhmen: Pas ditës së sotme më mbaron kontrata. Shkëndija? Ka kontakte, klub i rëndësishëm

31.05
FINALJA e KUPËS së Shqipërisë, dalin në shitje biletat e sfidës TIRANA – EGNATIA

FINALJA e KUPËS së Shqipërisë, dalin në shitje biletat e sfidës TIRANA – EGNATIA

31.05
“Është një lojtar te Partizani i cili më pëlqen shumë”, Sylvinho flet për grumbullimin e parë: Takova Brojën dhe i thashë se ka mbështetjen tonë

“Interi është ekip vdekjeprurës”, SYLVINHO analizon finalen e Stambollit: City i Guardiolës jep leksione, çdokush mund të fitojë në 90 minuta

31.05
SEDLOVSKI para duelit me Teutën: Nuk e kam mendjen te mungesat, pas këtyre 90-minutave dua 3 pikët

Vjen ZYRTARIZIMI, VLLAZNIA ndan rrugët me Goce SEDLOVSKIN

31.05
FOTO/ Albion MARKU i jep fund aventurës në Durrës dhe rikthehet në Tiranë

FOTO/ Albion MARKU i jep fund aventurës në Durrës dhe rikthehet në Tiranë

31.05
Titulli mbeti në KRYEQYTET, zbulohet shuma që do të përfitojë PARTIZANI nga Bashkia e Tiranës

Asnjë ekip i Superiores nuk e uron PARTIZANIN,  leksioni i vërtetë vjen nga VËLLEZËRIT kosovarë

31.05

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA


© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In