
20 gola dhe plot 4 herë i shpallur si lojtari më i mirë i muajit: Cristopher Nkunku ka bërë sezonin e ëndrrave në Bundesliga. Talenti i Leipzig, pas paraqitjeve të tij fenomenale, u shpall dhe lojtari më i mirë në kampionatin gjerman, duke lënë pas Robert Lewandowski, Erling Haaland e shumë emra të tjerë.
2️⃣0️⃣ Goals. 🎯
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) May 16, 2022
4️⃣ #BundesligaPOTM. 🏆@C_Nk97 is your Bundesliga Player of the Season. 👏 🥇#BLTOTS pic.twitter.com/soJztRRm1j
Francezi 24-vjeçar është objektivi numër një i Milanit për merkaton e verës dhe kuqezinjtë kanë disa muaj që përgatisin planin për ta transferuar fantazistin në “San Siro”. Siç raportojnë mediat italiane, drejtuesit e kuqezinjve po presin një shitje të mundshme të klubit, për të pasur më pas fondet e mjaftueshme për blerjen e Nkunku.
Presidenca e Leipzig ka pranuar publikisht se nuk do të shqyrtohet asnjë ofertë nën 80 milionë euro për Nkunku. Në rast se klubi i Milanit shitet, atëherë kuqezinjtë do të tentonin gjithçka për Nkunku. Gjithashtu, largimet e mundshme të Brahim Diaz, Junior Messias e Alexis Saleameakers, do të kontribuuojnë në rritjen e financave të kuqezinjve në merkaton e verës.