Vllaznia ka publikuar formacionin startues për ndeshjen që fillon pas pak minutash me Tiranën në "Loro Boriçi". Trajneri Cungu i ka besuar majën e sulmit veteranit Shtubina ndërsa nga krahët mbështetet nga Pepa dhe Kruja. Qendra e mesfushës i është besuar treshes Bardulla, Tafili dhe Krymi. Në mbrojte janë rreshtuar Pjeshka dhe Gocaj nga krahët dhe Vrapi e Bicaj në qendër. Katërkëndëshin e portës e ruan Agovic.
Ndeshja fillon në orën 14:00 dhe është ndeshja e fundit për këtë vit për të dy ekipet.
Formacioni startues i Vllaznisë
Poll