Nuk është vetëm Himni Kombëtar i Shqipërisë ai që po përdoret në Europianin “Francë 2016”, por një tjetër këng që po kthehet në himnin e kuqezinjve është duke u dëgjuar. Bëhet fjalë për një këngë me motive tifozerie, e cila është publikuar më 28 maj, ndërsa parashikohet të jetë pasardhëse e të tjera këngëve që FSHF-ja ka përdorur në stadium për kombëtaren.