
Marcelo ka pranuar të paguajë një çmim të lartë për të shmangur dënimin me burg për akuzën e evazionit fiskal. Mbrojtësi i krahut të majtë ka fshehur 490 mijë € taksa duke i fshehur nëpërmjet firmave të huaja. Braziliani detyrohet të paguajë 750 mijë € dëmshpërblim në këmbim të dënimit me 4 muaj burg. Masa e penalitetit nuk do të kryhet nga lojtari, por do të shënohet në formën e ndalimit, pasi sipas kodit penal spanjoll një person që nuk ka kryer më parë shkelje ligjore në rast se akuzohet për evazion fiskal nuk rrezikon të përfundojë në burg. Të tjerë emra personazhesh të botës së futbollit janë gjetur fajtorë për akuzën e mospagimit të taksave dhe ata janë Cristiano Ronaldo, Neymar Jr. dhe Jose Mourinho.