Një vit pa të, ish-trajneri i Burrelit emocionon me mesazhin kushtuar bashkëshortes: Më fal që se mbajta dot premtimin
Shkruar nga NEWSPORT
Sot është bërë një vit që kur bashkëshortja e ish-trajnerit të Burrelit, Dorjan Bubeqit është ndarë nga jeta. 45-vjeçari herë pas here ka bërë postime kushtuar bashkëshortes, e cila la pas dy fëmijë.
Një mesazh mjaft emocionues nuk mungoi as në këtë ditë, teksa Bubeqi i kërkon falje të ndjerës që nuk ka mundur të mbajë premtimin e dhënë. Ai thekson se që pas ikjes së saj, jeta e tij është errësuar dhe shpreson që në botën tjetër të ritakohen sërish.
“Si sot 1 vit me pare ti ike dhe me le vetem .Bota ime u shemb, jeta mu be erresire , krahet mu prene . Me mungon buzeqeshja jote, zeri yt, mbeshtetja e kokes tende dhe ecja me ty dore per dore . Te kisha thene qe do rrija prane teje gjithe jeten por nuk e mbajta kete premtim, me fal o drita e syve te mi . Me mungon aq shume sa vetem shpirti im e di kete dhimbje . Allahu na bashkofte bashke ne xhenet ”, ka shkruar Bubeqi.