
Shpeshherë thuhet në formë shakaje se shqiptarët i gjen në çdo cep të botës. Në fakt kjo është e vërtetë pasi janë me miliona shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtete e kontinente të ndryshme, edhe aty ku ‘s’ta pret mendja’.
I tillë është edhe Silvan Çokaj, shkodrani i cili prej disa vitesh punon si trajner në… Islandë. Në Shqipëri ka trajnuar SK Rozafën, AK Shqiponja e KF Shkodra deri në vitin 2019 para se të merrte detyrën e trajnerit në Islandë tek IR Reykjavik në sezonet 2019-2021 dhe Haukar në sezonin e fundit. Së fundmi ai ka marrë një detyrë të re, do të jetë trajneri kryesor i klubit Fjolnir, i cili njihet në vend për prodhimin e talentëve.
Poll