
Kastrioti nuk i ka mbyllur aspak mirë dy fazat e para të kampionatit. Deri më tani, krutanët ndodhen në vendin e fundit, me vetëm 10 pikë. Deri më tani janë ndërruar dy trajnerë. Në fillim është larguar Plori dhe më pas Nica. Megjithatë, përveç teknikëve, ditët e fundit janë larguar edhe shumë lojtarë, gjë që e ka bërë shumë të vështirë këtë situatë.
Në këto kushte, drejtuesit e klubit po mendojnë për trajnerin e ri, megjithëse në të njëjtën kohë duhen "arnuar" të gjithë repartet, duke filluar që nga porta, e deri në sulm. Zhvillime të tjera pritet të ndodhin në ditët e ardhshme, sepse ende nuk jemi zyrtarisht në merkato.
Poll