
Milan do të përballet me Interin ditën e shtunë, duke nisur që nga ora 18:00, sfidë e vlefshme për javën e 4-të të Serie A. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve të Milanos. Ky takim vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qyteti.
Gjithsesi kuqezinjtë nuk vijnë në formën e tyre më të mirë. Për duelin me zikaltërtit lajmi i mirë është rikthimi i Olivier Giroud. Sulmuesi francez ka marrë dritën jeshile nga mjekët e skuadrës dhe është bashkua rme pjesën tjetër të lojtarë në stërvitje për të marrë ngarkesën e duhur. Stefano Pioli me shumë gjasa do ta përdorë nga minuta e parë sulmuesin, pasi do t’i besojë atij repartin e avancuar.
Ndërkohë nga ana tjetër tekniku i Milan do të vuajë mungesën e një mbrojtësi. Bëhet fjalë për Pierre Kalulu. Mbrojtësi francez me shumë gjasa do të ndjekë derbin nga tribuna, bashkë me Fikayo Tomorin e pezulluar, teksa titullarë pritet të jenë Thiaë dhe Simon Kjaer, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve do të jetë e pandryshuar.