
Manchester United po shpreson gjithnjë e më shumë se një marrëveshje për nënshkrimin e Rasmus Hojlund së shpejti do të arrihet. Pretendimet janë se klubi anglez është pranë marrëveshjes me Atalantën dhe thuhet se në mes është nje premtim për Erik ten Hag nga sulmuesi danez.
“Djajtë e Kuq” vazhdojnë me vrull të madh përpjekjet e tyre për rekrutimet në këtë merkato verore. Pas një sezoni të parë shumë premtues me në krye Ten Hag, shpresat po rriten dhe pritet akoma më shumë në sezonin e ri.
Për këtë qëllim menaxheri i United po kërkon të bëjë një mori nënshkrimesh cilësore për ta çuar klubin në nivelin tjetër. Gjithçka nisi duke ndërmjetësuar një marrëveshje prej 55 milionë paundësh për Mason Mount dhe i shumëdëshiruar i tjetër është ylli i Atalantës.