Shqipëria U-15 do të luajë sot kundër Kosovës U-15, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 17:30 në stadiumin “Kukës Arena”. Pikërisht këtë takim do ta transmetojë drejtëpërdrejt Televizioni Publik Shqiptar.
Lajmi bëhet me dije nga kanali i dedikuar, RTSH Sport që ka zgjedhur të transmetojë pa pagesë këtë sfidë për gjithë sportdashësit shqiptarë. Në një periudhë kur nuk u shfaq në këtë ekran kombëtarja A, sot do të jetë në dispozicion për të vegjëlit e skuadrës U-15.
Poll
