Trajneri i përfaqësues së Shqipërisë Sylvinho i skadon kontrata në fund të këtij muaj dhe gazetari sportiv i “Top Channel”, Endi Tufa dha informacionin e orëve të fundit se “timonieri” brazilianë e ka rinovuar deri në mars.
Pikërisht në këtë periudhë do të vendoset fati i Kombëtares për pjesëmarrjen në “Botërorin 2026”. Ne do të sfidojmë Poloninë në Varshavë më 26 mars dhe nëse avancojmë do luajmë finalen ndaj fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi.
“Lajmi më i rëndësishëm i orëve të fundit është rinovimi i kontratës për trajnerin e Kombëtares Sylvinho deri në mars, por jo deri në fund të vitit të ardhshëm. Objektivi është kualifikimi në Botëror dhe jo thjeshtë pjesëmarrja në fazën ‘play-off’.
Nëse nuk kualifikohemi? Do të jetë çështje negociatash, jo automatike si rinovim kontrate. Kuota nuk është bërë publike zyrtarisht”, tha Endi Tufa.
