Emri i sulmuesit të Kombëtares Ernest Muçi është kthyer në sensacion te tifozët e Trabzonit dhe jo vetëm. Në takimin e sotëm Goztepe – Trabzonspor, e përfunduar 1 – 2, Muçi bëri gjithçka vetë, shënoi dopietë dhe i dha fitoren të tijve.
Në 3 ndeshjet e fundit të Superligës turke, Muçi e ka gjetur golin në 5 raste, momenti më i mirë në karrierë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk ka qëndruar në “heshtje”.
“Ernest Muçi është rikthyer. Përsëri dy gola sot dhe i jep fitoren Trabzonspor. Ruaje këtë formë se na duhesh për mars dhe qershor 2026”, shkruan Balla, krahas videos me golat e sulmuesit shqiptar.
Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka 6 ndeshje që nuk e fton futbollistin në fjalë te Kombëtarja dhe pikërisht do të jetë vedimi i trajnerit brazilianë, nëse Muçi do jetë pjesë e Shqipërisë për fazën “Play-Off” të Botërorit apo jo.
