
Në fillim Olainka, pastaj Berisha e më pas në listë janë vënë të tjerë lojtarë. Liridon Latifi është i rezervuar për tu shitur në verë për jo më pak se 1 milionë euro. Agim Zeka është transferuar në Francë tek Lilë për 300 mijë euro ndërkohë që në pak ditë pritet të përfundojë operiacioni që do të dërgoj Xhejms në Korenë e Jugut për 350 mijë euro.
Skënderbeu ka mësuar si të bëj futbollin nga një lojë argëtuese në një model biznesi ku milionat fitohen me zgjuarsi. Klubet në Ballkan prej kohësh ndjekin të njëjtin model ndërkohë që në Shqipëri edhe pse ka material mjaftueshëm për të fituar para, talent dhe lojtarë të spikatur, sërish klubet nuk e kishin përqafuar këtë model.
Skënderbeu e ka bërë i pari e pas tij klube të tjera janë vënë në radhë për mos shitur në mënyrë sporadike talente por për ti gjetur ato, menaxhuar dhe rritur vlerën e më pas shitur në klube të mëdha duke bërë miliona.